Presidenti i Samsungut/ Ndahet nga jeta ‘gjiganti’ i grupit

25/10/2020 15:40
Lee Kun-Hee

Lee Kun-Hee, presidenti i konglomeratit më të madh të koresë së jugut, grupit Samsung, është ndarë nga jeta në moshën 78 vjeç.

Ai bëri që biznesi i vogël i babait të tij të kthehej në një superfuqi ekonomike, duke zgjeruar aktivitetin në shumë fusha si sigurimet dhe lundrimi. Gjatë udhëheqjes së tij, Samsung electronics u bë një nga kompanitë më të mëdha teknologjike në botë. Ai ishte njeriu më i pasur në Korenë e jugut, sipas Forbes, me një pasuri neto prej rreth 21 miliardë dollarësh.  Samsung tha se Lee u nda nga jeta të dielën me familjen e tij në krah, por nuk përmendi shkakun e saktë të vdekjes. Një atak kardiak në 2014 e kishte lënë atë në kujdes intensiv.

“Të gjithë ne në samsung, do të nderojmë kujtimin e tij dhe i jemi mirënjohës për udhëtimin që ndamë me të”, tha kompania në një deklaratë. Lee ishte djali i tretë i Lee Byung Chul, që themeloi grupin Samsung në 1938. Ai iu bashkua kompanisë së familjes në 1968 dhe u bë president në 1987 pas vdekjes së të atit. Në atë kohë, Samsung konsiderohej një prodhues produktesh të lira dhe të cilësisë së ulët. Por nën lidershipin e tij u kryen reforma radikale. Lee u bë i famshëm pasi u tha punonjësve në 1993: Le të ndryshojmë gjithcka me përjashtim të grave dhe fëmijëve. Kompania atëherë u hodh fuqishëm në prodhimin e telefonave celularë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA