Theu rregullat anti-covid/ Kërkohet dorëheqja e ministrit çek

24/10/2020 02:34

Kryeministri i Çekisë Andrej Babis o kërkoi ministrit të shëndetësisë Roman Prymula të japë dorëheqjen, në të kundërt siç tha, do ta shkarkojë vetë. Shkak i zemeratës së kreut të ekzekutivit çek u bë fakti që ministri kishte zhvilluar një takim në një restorant të mbyllur, pavarësisht masave të qeverisë për të luftuar pandeminë e koronavirusit.

Skandali vjen në kohën kur qeveria çeke po lufton shumë për të ngadalësuar rritjen e saj të numrit të rasteve me koronavirus – që është aktualisht më e shpejta në Europë.

“Kur stafi ynë mjekësor po lufton në vijën e parë për të shpëtuar jetët e bashkëqytetarëve tanë, një gjë e tillë është absolutisht e pafalshme”, u tha Babis gazetarëve. Skandali shpërtheu kur gazeta Blesk publikoi fotografi të ministrit Prymula duke dalë nga një restorant e duke hyrë në makinë pa maskë.

Në bazë të masave të marra në vend, mbajtja e maskës është e detyrueshme si në ambiente të mbyllura publike, ashtu edhe në ato të jashtme, ndërsa restorantet janë të mbyllura. Prymula vetë u shpreh se kishte ndjekur një takim pune që është zhvilluar në një dhomë të një restoranti të mbyllur, ndërsa shtoi se e ka mbajtur maskën brenda në makinë. Pas deklaratës së kryeministrit, epidemiologu deklaroi se do ta japë dorëheqjen, nëse kjo është dëshira e publikut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA