Renault dhe Daimler shfaqin shenjat e para të rimëkëmbjes

24/10/2020 09:33

Dy nga prodhuesit kryesorë të automjeteve në Evropë bënë publike (23.10) raportet e tyre të tremujorit, duke treguar shenjar e para të rimëkëmbjes pas një tremujori katastrofik. Tregu botëror i automobilëve pa një tendencë rritjeje, nga një rënie prej 28% në gjysmën e parë të vitit, në një rënie prej 4% në tremujorin e dytë.

Kompania franceze Renault dhe ajo gjermane Daimler-Benz publikuan shifra që tregojnë një situatë më të keqe në lidhje me shitjet dhe të ardhurat sesa në vitin 2019, por me të dhëna dukshëm më të mira se gjysma e parë e vitit 2020 gjatë kulmit të krizës së koronavirusit.

Në raportin e saj mbi tremujorin e tretë të vitit, Renault njoftoi se të ardhurat e kompanisë kapin vlerën e 10.4 miliardë Eurove, (12.2 miliardë dollarë), me një rënie prej 8.2% krahasuar me vitin e kaluar. Shifrat e shitjeve ishin pak më të mira –  me 806.320 njësi të shitura –  rënie me vetëm 6.1% nga e njëjta periudhë në 2019-ën.
Kjo markë pati rezultate të mira veçanërisht në Evropë me 2.9% më pak njësi të shitura në një treg me rënie prej 5%. Renault gjithashtu pa një rritje të konsiderueshme në shitjet e automjeteve elektrike, në shitjet e makinës së saj ZOE me 157%, ekuivalente me mbi 27.000 njësi.

Frankreich Lyon Elektroautos auf Automesse (picture-alliance/NurPhoto/N. Liponne)

Daimler parashikon fitime për vitin 2020

Kompania Daimler-Benz pa gjithashtu një tendencë në rritje, që e shtyn kompaninë të parashikojë fitime deri në fund të vitit. Ndërsa shitjet dhe të ardhurat mbetën nën shifrat e vitit 2019, ato u rritën nga gjysma e parë e vitit dhe fitimet e kompanisë para interesit dhe taksave (EBIT) tejkaluan madje ekuivalentin e vitit 2019.

Sidoqoftë, në vitin 2019 EBIT ishte veçanërisht i ulët, thuajse poshtë 60%, për shkak të një tregu të dobësuar të automjeteve dhe pasojave ligjore nga skandali i emetimeve të naftës.

Fitimi operativ për kompaninë u rrit me 14%, duke arritur vlerën 3.7 miliardë Eurove falë shitjeve të forta në Kinë dhe uljes së kostove. Daimler pret rezultate të ngjashme për tremujorin e katërt, rezultate të cilat do të çonin në një rikthim të shitjeve ndërmjet 4.5 dhe 5.5%. “Me këtë vrull, ne jemi në rrugën e duhur për ta bërë biznesin tonë më hermetik,” shpjegoi CFO Harald Wilhelm. “Transformimi i Daimler, megjithatë, është një garë në distancë të gjatë. Ne jemi duke e mbajtur ritmin me fokus dhe disiplinë të madhe.”

Ndërkohë, përpjekjet e ristrukturimit dhe zvogëlimit të ndërmarrjes vazhdojnë. Wilhelm thotë, se “pothuajse 2000 punonjës kanë rënë dakord për largim vullnetar, program i propozuar nga Daimler me qëllim kufizimin e vendeve të punës që shkurtohen në mënyrë të njëanshme”.

Daimler schlägt sich besser als gedacht (Marijan Murat/dpa/picture-alliance)

Rritet shitja e automjeteve për bizneset

Tregu për automjetet e bizneseve shënoi gjithashtu një kthesë të fortë, sipas Shoqatës Evropiane të Prodhuesve të Automjeteve. Në të gjithë Bashkimin Evropian regjistrimet për këtë kategori u rritën me 13.3% krahasuar me shifrat e shtatorit të kaluar, me një rritje veçanërisht të fortë në Itali (17.8%), Gjermani (17.6%) dhe Francë (15.1%)./DW/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA