Iran, shkon në mbi 32 mijë numri i viktimave nga COVID-19

24/10/2020 14:21

Me 335 vdekje të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran, numri i viktimave ka arritur shifrën 32.320.

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se në vend janë shënuar 5.814 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 562.705.

Lari shtoi se 4.952 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje të rëndë dhe se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 450.891.

Ajo më tej informoi se deri tani në vend janë kryer gjithsej 4.689.118 teste.

Lari vuri në dukje se të gjithë 31 rajonet në vend janë të përfshira në mesin e rajoneve me alarm “të kuq” dhe të “rrezikshëm”. Për shkak të rritjes së rasteve në kryeqytetin Teheran, në rajonet Qom, Qazvin dhe Elborz u rivendosën sërish kufizimet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA