Plagosja e personazhit të njohur të TikTok, reagon policia: Autori është identifikuar, nuk e bëjmë publike për të mos penguar hetimin
Një person ka rënë në pranga në Tiranë për falsifikim dokumentacioni dhe mashtrim.
Në bazë të kallëzimit të marrë nga G.M., se një shtetas në anë të mashtrimit i kishte përvetesuar pronën dhe se ia kishte shitur dikujt tjetër është arrestuar A.L., banues në Tiranë.
“Ky shtetas me anë të mashtrimit dhe falsifikimit të dokumentave ka përvetësuar pronën e shtetasit G.M., duke ia shitur një blerësi tjetër. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale”, shkruhet në njoftimin zyrtar të policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi”, “Flasifikimi i dokumentave”, “Fshehje të ardhurash” dhe “Mospagim taksash dhe tatimesh”.
Top Channel