Abuzimi i fëmijëve në Australi: Policia arreston 44 të dyshuar dhe shpëton 16 fëmijë

24/10/2020 11:09

44 persona janë arrestuar nga policia australiane në të gjithë vendin nën dyshimin e posedimit dhe prodhimit të materialit për abuzim të fëmijëve.

Arrestimet u bënë pas një hetimi njëvjeçar të imazheve dhe videove që u shpërndanë në internet.

Arrestimet e të dyshuarve, i përkisnin moshave midis midis 19 dhe 57.

Policia ngriti një total prej 350 akuzash, të gjitha në lidhje me posedimin ose prodhimin e materialit shfrytëzues të fëmijëve.

Qindra policë dhe specialistë të tjerë u angazhuan në këtë operacion nëpër shtetet dhe territoret e Australisë.

Të arrestuarit u përkasin shteteve të ndryshme ku 11 numëroheshin në Victoria, 11 në Queensland, 9 në Australinë e Jugut, 8 në Uellsin e Ri Jugor, 7 në Australinë Perëndimore,5  në Tasmani dhe një në territorin e kryeqytetit Australian, shkruan BBC.

Nga ky aksion i policisë janë arritur të shpëtohen 16 fëmijë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA