SHBA aprovon për herë të parë një ilaç për trajtimin e Covid-19

23/10/2020 18:08

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) njoftoi se për herë të parë ka aprovuar një ilaç antiviral për t’u përdorur në trajtimin e koronavirusit.

FDA aprovoi ilaçin e emërtuar ”Veklury” të kompanisë Gilead Sciences Inc. me qendër në Kaliforni për përdorimin në trajtimin e COVID-19 pasi në punimet në shkallë të gjerë nga Institutet e Shëndetit Kombëtar të SHBA-së u vërejt se ilaçi shkurton 5 ditë kohën e shërimit.

“Veklury është aprovuar për trajtimin e personave që janë të paktën 12 vjeç dhe mbi 40 kilogram të cilët janë shtruar në spital për shkak të infeksionit të koronavirusit”, thuhet në deklaratën nga FDA.

Veklury, i cili më parë është lejuar të përdoret në raste emergjente për të sëmurët që vazhdojnë trajtimin e koronavirusit në spitale, bëhet ilaçi i parë i cili aprovohet nga FDA për t’u pëdorur në trajtimin e COVID-19.

Ndërkohë edhe kompania ka dhënë informacionin se ilaçi pengon një substancë që koronavirusi përdor për të shumuar në trup kopjet e veta të tij dhe se duhet të kryhen teste të veshkave dhe mëlçisë tek të sëmurët për t’u siguruar se ai është i sigurtë.

Theksohet se efekti i ilaçit mund të ulet nëse nuk merret me hidroksiklorokinë që përdoret në trajtimin e malaries.

Ilaçi i cili deri tani përdoret në rreth 50 vende dhe që ka leje të përkohshme është përdorur edhe nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA