Shkarkohet kirurgu i njohur francez që kthente hundën e pacienteve në ‘patate’ (fotot)
25/11 15:52
Kryeministrja e Serbisë në mandatin teknik dhe mandatarja për përbërjen e qeverisë së re, Ana Brnabiç sot njoftoi pranim-dorëzimin e detyrës me ish-ministrin e Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç.
Brnabiç do të kryejë detyrën e shefes së diplomacisë deri në zgjedhjen e ministrit të ri të Punëve të Jashtme, njoftoi kabineti i saj.
Pas përfundimit të pranim-dorëzimit në ndërtesën e qeverisë së Serbisë, Brnabiç falënderoi Daçiç për angazhimin shumë vjeçar dhe bashkëpunimit të suksesshëm dhe profesional.
Në kuvendin e Serbisë është duke u mbajtur një seancë, në axhendën e së cilës është zgjedhja e kryesisë së re të parlamentit, për të cilën u propozua Daçiç.
Top Channel