Departamenti i Drejtësisë paraqiti sot një padi kundër kompanisë Google nën dyshimet për shkelje të ligjit duke përdorur fuqinë e saj në treg për të shmangur rivalët.
Në aktpadi ngrihen pretendimet se Google ka shkelur ligjin në mënyrën se si i trajton rivalët në biznesin e saj të kërkimit dhe reklamimit, duke synuar të krijojë një situatë të pafavorshme për ta, me qëllimin për ruajtur dominancën e mekanizmit të tij të kërkimit dhe duke e përdorur atë për të shitur më shumë reklama. Google nuk ka komentuar ende rreth çështjes.
Koha e paraqitjes së aktpadisë, e cila vjen vetëm disa ditë para zgjedhjeve presidenciale, mund të shihet si një akt politik pasi përmbush një premtim të bërë nga Presidenti Donald Trump ndaj mbështetësve të tij për t’u kërkuar llogari kompanive të caktuara për mbytjen e zërave konservatorë. Aktpadia vjen më shumë se një vit pasi Departamenti i Drejtësisë dhe Komisioni Federal i Tregtisë filluan hetimet mbi praktika të pandershme në kryerjen e biznesit ndaj katër kompani të mëdha të teknologjisë, Amazon, Apple, Facebook dhe Google.
Disa prokurorë të përgjithshëm në nivel shtetëror kanë hapur gjithashtu hetime ndaj Facebook-ut dhe Google-t./VOA/
Top Channel