Kryeministri Edi Rama në takimin me ministrin grek Nikos Dendias, tha se partneriteti mes dy vendeve ka hapur një kapitull të ri pozitiv.
Greqia ,tha Rama, është dhe do mbetet një partner strategjik i Shqipërisë, ndërsa nuk la pa përmendur ndihmën e Greqisë kur tërmeti i 26 nëntorit goditi me mijëra familje shqiptare.
“Ministri, një mik i mirë i shqiptarëve, e falenderoj për praninë. Nuk mund ta lë pa risjellë se ministri ka qenë me ne dhe në një moment kur tërmeti i 26 nëntorit goditi mijëra familje dhe në pak sekonda na vuri përballë një situate tejet të vështirë, ku kontributi jo vetëm me praninë simblike por dhe të trupave të kërkim shpëtimit mes një rrjeti të gjerë trupash të ardhura nga vendet mike na mundësoi daljen nga ajo situatë duke kursyer jo pak jetë.
Nuk do ta harroj momentin e nxjerrjes së një djali të ri nga trupat e ardhura nga Greqia në kushte të vështira për jetën e tyre. Ata djem me uniformën e një vendi tjetër sakrifikuan jo pak këtu edhe vete jetën e tyre. Me atë kujtim të paharrueshëm sot e mikpresim këtu mikun për të folu rpër rrugën e përbashkët të të ardhmes si dy fqinjë që nuk e kemi zgjedhur njeri tjetrin por jemi në të njëjtin diell dhe kemi detyrimin të bëjmë më të mirën sidomos në nivelin politik, atë të marrëdhënieve njerëzore, që sot janë më të mira se asnjëherë tjetër.
me këtë frymë kemi hapur një kapitull pozitiv me Greqinë. Mitsotakis ishte ndër të parët që u interesua për tragjedinë, i gatshëm edhe në atë moment për çështjen ne kufi.
Për ne Greqia që në fillim ka qenë partner strategjik dhe mbetet i tillë. E konsiderojmë një fqinj të çmuar, partneriteti ynë është për të ardhmen, mos të harrojmë çfarë na lidh.
Jemi gati të avancojmë në të mirën e dy vendeve tona, e çështjeve të pazgjidhura, minoriteti grek çështje e të dy vendeve, mundësi të barabarta për të dy vendet. Besojmë se siç është në interesin tonë që ata të kenë mundësi të barabarta me fqinjët e tyre, ashtu është dhe në interesin e Greqisë, nuk kemi pas asnjë moment hezitim të dy anshëm kur vjen puna për të bërë maksimumin për qytetarët me prejardhje greke dhe anasjelltas.
Unë dua të sjell në vemendje se: falë vullnetit të mirë të Mitsotakis u bë njohja e lejeve të drejtimit, pranimi i vulës apostile, dhe dakordësia për marrëveshje që lidhin me njohje të dokumentave. Për pensionet diskutimi është i hapur, por jo i lehtë, sepse bëhet fjalë për një zgjidhje që në aspektin financuar kërkon impenjim serioz”, tha Rama.
Top Channel