Rama: Deti me Greqinë, vendos Haga/ Shqipëria dhe Greqia bien dakord t’i drejtohen gjykatës ndërkombëtare

20/10/2020 16:16

Shefi diplomacisë Greke Nikos Dendias mbërriti në ministrinë e punëve të jashtme në Tiranë,  nën masa të forta sigurie thjesht për të respektuar ministrin në detyrë Gent Cakajn, pasi dakortësinë për zgjidhjen e kufirit detar, do ta thoshte shefi i tij.

Në kryeministri ministri i jashtëm i Greqisë, u përball me dy flamuj kuqezi. Atë të protokollit dhe një tjetër të stampuar në kravatën e kryeministrit Edi Rama i cili në deklaratën për median disa herë përmendi të ardhmen. Rama e Dendias u dakortësuan  për ti dhënë fund sagës, dhe polemikave në dy vendet tona për  së kufirin detar. Zgjidhja në dorën e një arbitri  ndërkombëtar.

Edi Rama: Nuk do të këtë një pushtim grek të detit, kemi rënë dakort ti drejtohemi drejtësisë ndërkombëtare, në bazë të drejtës ndërkombëtare. Më vjen keq për patriotët e detit. Nuk është më një çështje të bëjnë propagandë anti greke për elektorat.

Nikos Dendias: Vizita ime sot ndodh në kushte shumë më të mira. Na bashkojnë shumë gjëra. Kemi vullnet të zgjidhim në klimë të respektit reciprok ato që kanë mbetur pezull. Minoriteti janë është një urë sikurse shqiptarët që jetojnë në Greqi. Ne do të përballojmë sfida. Hyrja e Shqipërisë në BE është edhe  objektivi ynë. Zgjidhja e kufirit detar,  do të jetë e dobishme mes dy vendeve. Zgjidhja do të ketë si bazë marrëveshjen e OKBS. T’ja lëmë këtë drejtësisë ndërkombëtare.  Na duhet një marrëveshje e re e partneritetit strategjik përtej asaj që kemi që nga viti 1996.

Në një kohë kur në të shkuarën ligji i luftës ka qenë një temë tabu për Greqinë, sot  Nikos Dendias theu akullin dhe pranoi se edhe kësaj çështje  do ti vijë zgjidhja.

Nikos Dendias: Ligji Luftës është një anakronizëm dhe ne do ta zgjidhim këtë. Nuk duhet të humbim kohë dhe na duhet të ecim bashkë përpara.

Çështjet që ne duhet të zgjidhim tha kryeministri Rama  nuk janë për eksport në Bruksel dhe paralajmëroi një mbledhje të përbashkët të dy qeverive.

Policia shoqëroi disa prej protestuesve të PDIU-s si mes tyre edhe Bojken Abazin kreun e Vetëvendosjes në Shqipëri. Shpëtim Idrizi dënoi sjelljen e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA