25/11 11:54
Një kopsht zoologjik kinez ka premtuar të përmirësojë sigurinë pasi një nga punëtorët e tij u sulmua për vdekje nga arinjtë përpara një autobusi turistik.
Aksidenti fatal ndodhi të Shtunën në “zonën e kafshëve të egra” të kopshtit zoologjik. Videoja e incidentit, e cila u shpërnda në mediat sociale, tregon një grup turistësh duke bërtitur ndërsa shikojnë arinjtë të sulmojnë.
Parku i ka shprehur ngushëllimet familjes së punëtorit. Videoja që qarkullon tregon turistët që ulërijnë ndërsa disa arinj mund të shihen të mbledhur jashtë.
Zona është e arritshme për vizitorët vetëm me autobus,ndërsa tregon se si kafshët lejohen të bredhin lirshëm.
Top Channel