Kina zhvendosi në rajonet bregdetare pranë Tajvanit raketën e saj më të avancuar hipersonike, e sipas një raporti të cituar nga Daily Mail, kjo lëvizje mund të jetë shenjë e përgatitjeve për një pushtim të mundshëm të Tajvanit.
Ushtria kineze e ka shtuar ndjeshëm militarizimin në rajonet Fujian dhe Zhejiang ku ka dërguar raketën DF-17, shkruan South China Morning Post, që citon për këtë pohim te saj burime anonime ushtarake. Një gazetë shtetërore në vendin komunist e hodhi poshtë raportin si “spekulim të pastër”.
Megjithatë ajo thekson sakaq se DF-17 është e pamundur të diktohet dhe mund t`i mposhte me shumë efikastitet `forcat secesioniste` në Tajvan. Lajmi vjen në kohën kur ushtria kineze i ka forcuar aftësitë luftarake e ka kryer disa stërvitje masive me zjarr të vërtetë në mesin e tensioneve në rritje me ishullin e vetëqeverisur.
Gjatë një vizite javën e kaluar në një bazë ushtarake në Guandong, presidenti Xi Jinping i nxiti ushtarët të fokusohen tek lufta ndërkohë që vazhdojnë të ruajnë ne maksimum vigjilencën.
Top Channel