Një oficer policie që akuzohet se ka mbytur të dashurën e tij sekrete u tha prokurorëve se përdorte një aplikacion sekret për t’i dërguar mesazhe pse ajo ishte një “bastarde e djallëzuar”.
Oficeri i policisë britanike në qytetin jugor të Dorset, Timothy Brehmer tha se përdorte aplikacionin ‘Telegram’ për të komunikuar me Claire Parry, me të cilën kishte një lidhje të fshehtë 10-vjeçare, u tha në gjyqin e tij.
41 vjeçarja nënë e dy fëmijëve u gjet pa ndjenja në një parkim publik në maj dhe vdiq një ditë më vonë në spital. Autopsia tregoi se ajo kishte vdekur nga një plagë në tru e shkaktuar nga shtypja në qafë.
Oficeri Brehmer, gjithashtu 41 vjeçar, mohon të ketë vrarë zonjën Parry.
Në intervistën në polici Brehmer u thoshte hetuesve: “Në fillim përdornim aplikacionin WhatsApp por më pas e kthyem në Telegram, numri i saj ishte i fshehur në një dosje sepse unë jam një bastard dinak. Atë e kisha quajtur në Telegram ‘Eric’.”
Gjatë marrjes në pyetje Brehmer tha se marrdhënia e tij me Parry ofronte intimitet dhe ngushëllim.
Por ai akuzohet se “qëllimisht dhe në tërbim e sipër”, ka mbytur zonjën Parry në parkingun e motelit Horns Inn në Dorset pasi ajo kërcënonte se do të tregonte për marrdhënien e tyre te bashkëshortja e tij Martha Brehmer, gjithashtu oficere policie.
Në marrjen në pyetje, 48 orë pas vdekjes së Parry, detektivët i thanë atij se besonin se kishte vrarë Parry dhe më pas kishte spastruar celularin e tij nga të dhënat, si dhe kishte qëlluar veten me thikë në krah.
Por ai insiston se kishte spastruar celularin e tij dhe ishte plagosur me thikë në krah gjatë argumentit me të dashurën në makinë.
I akuzuari thotë: “Nuk dua të përshkruhem sikur e vrava dhe më pas spastrova celularin apo qëndrova 15 minuta duke pirë cigare, dhe pastaj telefonova për të kërkuar ndihmë, sikur të isha një bastard gjakftohtë”.
Më herët në gjykatë u tha se Brehmer përshkruhej nga zonja Parry si një ‘Don Zhuan dhe burrë k***ë’ pak para vdekjes së saj – sepse ai kishte joshur gra të tjera në polici.
Duke iu referuar sherrit me të dashurën e fshehtë, Brehmer tha: “Ajo ishte shumë e fokusuar të ishte e inatosur me mua, donte të dinte gjithçka për jetën time të ligjshme … takoheshim prej 11 vitesh”.
Brehmer thotë se Parry i kishte kërkuar të shihte telefonin e tij për të lexuar mesazhet me gruan. Ai thotë më tej se i kishte dhënë fund lidhjes duke i treguar vetë gruas së tij.
Brehmer thotë më tej se kishte qëlluar tre herë veten me thikë në makinë me Parry dhe ajo as nuk ishte merakosur fare.
“Ishte një tentativë e dëshpëruar që ajo të dilte nga makina. Nuk ishte as tërbim, doja që ajo të ikte që të vrisja veten i qetë. Nuk kam asgjë për të fshehur. Nuk e kam lënduar atë, i vetmi person që lëndova është vetja ime”.
Brehmer thotë më tej se ishte përleshur me Parry, e cila sipas tij ishte një vajzë e fortë dhe fizike.
“Unë u përpoqa ta nxirrja jashtë por ajo është e fortë, u mbështet dhe u kap te leva e marshit. U përpoqa ta tërheq nga këmbët por nuk kisha forcë”.
Brehmer thotë se Parry ka vdekur nga asfiksia teksa ai e tërhiqte për ta nxjerrë jashtë.
“Më vjen shumë keq … sepse unë jam këtu tani dhe ajo nuk është dhe faji është i imi. Në asnjë moment nuk mendoja ta lëndoja. Nuk e kam mbytur”.
Brehmer jetonte me gruan dhe djalin nëntë vjeçar Hordle.
Ndërsa Parry, e cila ka një djalë e një vajzë me të shoqin, oficerin e policisë Andrew Parry, ishte infermiere në një klinikë në Bournemouth.
Brehmer pranon vrasje nga pakujdesia por jo vrasje. Gjyqi vazhdon.
Top Channel