27/11 21:23
Autoritetet shëndetësore palestineze sot kanë konfirmuar gjashtë vdekje shtesë për shkak të pandemisë së koronavirusit .
Ministrja e Shëndetësisë Mai al-Kaila tha se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 543 raste të reja me virusin dhe 572 të shëruar në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës.
Sipas ministres, 466 pacientë dolën pozitivë ndaj virusit në Bregun Perëndimor dhe 77 pacientë në Rripin e Gazës.
Këto shifra sjellin numrin e të infektuarve në 59.082, përfshirë 484 vdekje dhe 51.806 të shëruar.
Top Channel