Në luftë me pandeminë! Si paraqitet situata në Afrikë

19/10/2020 09:56

Numri i të infektuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) në kontinentin e Afrikës ka shkuar në mbi 1 milion e 652 mijë.

Gjithsej 1.652.981 persona deri më tani kanë rezultuar pozitiv me virusin në mbarë kontinentin, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë.

Ndërkaq, numri i të vdekurve si pasojë e pandemisë ka arritur në 39.725. Shifra më e lartë e viktimave është regjistruar në Afrikën e Jugut me 18.408 të vdekur, pasuar nga Egjipti me 6.109 dhe Maroku me 2.928.

Në Mauritius tashmë nuk ka mbetur asnjë rast aktiv me COVID-19, ndërsa në Sejshelle dhe Eritre nuk është raportuar asnjë vdekje.

Për sa i përket numrit të të infektuarve, ai ka arritur në 702.131 në Afrikën e Jugut, ndërsa pas saj radhiten Maroku me 173.632 raste dhe Egjipti me 105.297. Deri më tani, 1.357.563 persona të infektuar janë shëruar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA