Ndërsa në Ballsh vazhdon greva e naftëtarëve, ku tashmë prej 5 ditësh janë gratë ato që janë futur në grevë urie, kryeministri Rama ka reaguar në twitter.
Kryeministri shkruan se ashtu siç e ka thënë dhe herë të tjera greva e tyre është e panevojshme, dhe njofton se është i gatshëm të ulet e të bisedoj me ta.
Ai i fton ata ta ndërpresin grevën, ndërsa shton se “presionet e ultimatumet nuk funksionojnë në asnjë familje dhe punëtorët e Ballshit nuk bëjnë përjashtim nga ky parim i panegociueshëm!”.
Kryeministri Rama në Twitter:
U përsëris naftëtarëve të Ballshit që greva e tyre është e panevojshme, sepse unë jam me ta dhe qeveria është e tyrja! Ne jemi plotësisht të ndjeshëm ndaj hallit të tyre që është edhe halli ynë dhe është absurde që hallin t’ua qajnë ata që ua shkaktuan!
I ftoj vëllazërisht ta ndërpresin grevën dhe jam i gatshëm të ulem e të bisedoj me ta për këtë hall të përbashkët, por jo kështu!Kështu jo, sepse presionet e ultimatumet nuk funksionojnë në asnjë familje dhe punëtorët e Ballshit nuk bëjnë përjashtim nga ky parim i panegociueshëm!
Kujtojmë se bëhen 22 ditë që punëtorët e rafinerisë së naftës në Ballsh janë në grevë, ata kërkojnë pagat e pa dhëna të fituara me gjyq.
Top Channel