BE rishikon ndalimin e shitjes së automjeteve me djegie të brendshme, mirëpret hibridet dhe biokarburantet
Teksa njerëzimi po përballet me një situatë të vështirë pandemie dhe shtetet janë në garë për të realizuar vaksinën kundër Covid-19, gjurmë shprese vijnë nga një 14-vjeçare.
Anika Chebrolu nga Teksasi u shpall fituese e Sfidës së Shkencëtarit të Ri për vitin 2020, një konkurs ky shkencor dhe inxhinierik për të rinjtë, i administruar nga Discovery Education dhe 3M për studentët e shkollës së mesme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mësohet se krijimi i saj mund të përdoret si një terapi e mundshme për Covid-19. Anika përdori metologjjinë in-silico, realizuar përmes simulimit kompjuterik për të zbuluar një molekulë plumbi që mund të lidhet me proteinën e SARS-CoV-2, e cila është një proteinë bashkimi transmembranore që rual rol vendimtar në fillimin e infeksionit.
E mitura e përfundoi projektin kur ishte në klasën e tetë, por për shkak të pandemisë së Covid-19, ajo ndryshoi drejtimin e projektit për t’u përqëndruar te koronavirusi, raporton CNN.
Top Channel