Azerbajxhani: Kemi çliruar 13 fshatra të tjerë nga pushtimi armen

19/10/2020 09:49

Ushtria Azerbajxhanase ka çliruar 13 fshatra të tjerë në rrethin Jabrayil nga pushtimi armen, njoftoi të hënën presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, raporton Anadolu Agency (AA).

“Fshatrat Soltanli, Emirvarli, Mashanli, Hasanli, Alikeykhanli, Gumlag, Hajili, Goyerchinveysalli, Niyazguzlar, Kechel Memmedli, Shahvelli, Haji Ismayilli dhe Isagli në rrethin Jabrayil janë çliruar. Karabaku është Azerbajxhan!”, shkroi Presidenti i Azerbajxhanit Aliyev në Twitter.

“Këto veprime të urryera kanë shkaktuar të vdekur dhe të plagosur. Ushtria e Azerbajxhanit u hakmor me të drejtë dhe çliroi disa vendbanime”, shtoi Aliyev.

Ai tha se forcat e armatosura të Armenisë kanë shkelur haptazi armëpushimin humanitar të dakorduar dhe që nga ora 00:02 e 18 tetorit, po përdorin artileri të rëndë duke sulmuar zonat e banuara të Azerbajxhanit dhe pozicionet luftarake.

Armëpushimi, i dyti që nga fillimi i luftimeve rreth Malësisë së Karabakut, u njoftua të shtunën dhe hyri në fuqi pikërisht në mesnatë (ora 20:00 sipas kohës të Evropës Qendrore).

Marrëveshja e armëpushimit midis Azerbajxhanit dhe Armenisë u arrit pasi armëpushimi humanitar i mëparshëm më 10 tetor, që kishte për qëllim lejimin e shkëmbimit të të burgosurve dhe të vrarëve, u shkel disa orë më vonë nga sulmet e raketave armene në qytetin e Azerbajxhanit Ganja, në të cilat u vranë 10 persona dhe 35 të tjerë u plagosën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA