“Ata që e lanë vendin me male plehrash në çdo qytet, tani vënë kujën”/ Rama publikon shifrat

19/10/2020 09:48

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama publikoi disa shifra të shkallës së mbulimit të popullsisë me shërbime për menaxhimin e mbetjeve.

Sipas raportit, 50.7% e popullsisë mbulohej me shërbime grumbullimi mbetjesh, ndërkohë që sot 87.9% e popullsisë mbulohet me shërbime grumbullimi mbetjesh.

Rama shprehet se ata që e lanë vendin me male plehrash në çdo qytet, vënë kujën për të mbuluar diellin me shoshë.

Postimi i plotë:

“MIRËMËNGJES

dhe me këto të dhëna kuptimplota të përparimit që kemi bërë në drejtim të ngritjes së një sistemi grumbullimi e përpunimi të mbetjeve, duke vazhduar përpjekjet më tutje ndërkohë që ata të cilët e lanë vendin në gjendjen e mosozotshme me male plehrash në çdo qytet, kanë vënë kujën për ta mbuluar diellin me shoshë, ju uroj një javë të mbarë 🙏”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA