Presidenti Ilir Meta e ka nisur komunikimin e përjavshëm me gazetarët me çështjen e vendosjes së gjobave për maskat dhe se qytetarët duhet t’i paguajnë në faturat e dritave.
Meta shprehet i shqetësuar me mënyrën se si do të bëhet me mbledhjen e gjobave nga OSHEE dhe se çfaë do të ndodhë nëse një qytetar nuk i paguan dritat, do i priten.
“Masat e marra nga ekspertët janë të mirëpritura, por akti që gjobit qytetarët për mosmbajtje maskash është një maskaradë, shkel në mënyrë flagrante liritë e qytetarëve, i kërcënon se mund t’i lërë pa drita deri në fund të dimrit, e shndërron OSHEE në instrument policor dhe elektoral, nuk është zgjidhje t’i lësh njerëzit pa drita, e kur të mos paguajnë dot fatura t’ju presësh dritat? OSHEE ka funksion të furnizojë me energji në mënyrë të pandërprerë, jo të presë dritat në rast se qytetarët nuk paguajnë gjobat. Akti ka qëllim dashakeqës, do të bëjë me precedentë penalë shqiptarët e të përfundojnë në dyert e prokurorisë dhe gjykatave. Qeveria të reflektojë, Kuvendi po ashtu ta ndryshojnë atë”, u shpreh Meta.
Top Channel