12/01 19:52
Në Rumani, numri i rasteve me koronavirus është rritur me 2.466 në 24 orët e fundit, në 182.854, ndërsa 5.931 njerëz kanë vdekur si rezultat i sëmundjes deri më tani, 59 prej tyre vetëm brenda një dite.
Gjatë 24 orëve të fundit, 8.040 teste për virusin korona u kryen në Rumani dhe 2.860.226 që nga fillimi i pandemisë.
132.082 njerëz janë kuruar deri më tani, raportojnë mediat rumune.
Aktualisht janë 10.296 pacientë në spital, dhe 757 pacientë janë akomoduar në njësitë e kujdesit intensiv.
Top Channel