22/12 18:59
Qindra persona qëndruan për orë të tëra në radhë përpara një spitali në Kinë për të marrë një vaksinë eksperimentale kundër koronavirusit që është ende në fazën e testimeve klinike.
Familje të tëra u mblodhën në spitalin e Yiwu në Zhejiang pas lajmit se vaksina do të ishte mundur për të gjithë për një çmim prej 60 dollarësh.
Vullnetarëve iu kërkua të nënshkruanin një dokument për të treguar efektet e mundshme anësore të vaksinës, përpara se të merrnin një dozë të vaksinës ende të pa miratuar CoronaVac, e cila është zhvilluar nga kompania shtetërore Sinovac Biotech. Ata do të zhvillojnë një tjetër takim me doktorët pas 28 ditësh.
Top Channel