Artisti i madh i sambas tenton “rikthimin” në Rio de Janiero

18/10/2020 15:00

Pas shtatë muajsh largimi, një prej artistëve më të mëdhenj të sambas në Brazil, Moacyr Luz, po përgatit rikthimin.

Covid 19 e goditi rëndë vendlindjen e tij, ku vrau më shumë se 150 mijë vetë e infektoi me qindra mijëra të tjerë, dhe ndikimi i tij qe i dukshëm edhe në festën më të famshme të Rios, ku është ndaluar çdo kremtim masiv ndërsa karnavalet janë shtyrë. Mes vetë artistëve të sambas janë shënuar vdekje nga koronavirusi.

“ Më vjen për të qartë vetëm kur e mendoj”, thotë 62 vjecari i cituar nga the Guardian. Por kompozitori, që 100 ditët e para të pandemisë i kaloi në izolim, është gati të japë sërish kontributin e tij. Kreu i bashkisë së Rios i çeli së fundi një dritë jeshile festimeve të sambas edhe pse me masa të forta që përfshijnë mbajtjen e maskave dhe shkurajojnë kërcimin. Adhuruesit e muzikës kanë nisur të vërshojnë sërish.

Luz vendosi ta marrë parasysh rrezikun dhe thotë se do të rikthehet, ndonëse frika nuk është e vogël, pasi legjendari Aldir Blanc, i cili ka shkruar tekstet e mbi 100 këngëve, vdiq në muajin maj në Brazil nga koronavirusi e në vend, vazhdojnë të raportohen çdo ditë një numër i madh jetësh të humbura prej sëmundjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA