Bullgarët u mblodhën sërish në shesh për të shënuar ditën e 100 të protestës së tyre kundër një elite politike që ata e konsiderojnë të korruptuar dhe në duart e oligarkëve që veprojnë në prapaskena.
Ata kërkojnë me ngulm dorëheqjen e qeverisë konservatore të kryeministrit Boyko Borisov dhe kryeprokurorit të vendit, Ivan Geshev.
Protestuesit janë të lodhur, por të vendosur që të vazhdojnë kështu. Siç shprehen ata, ky është vetëm fillimi i një rruge të gjatë dhe të mundimshme drejt rikthimit të demokracisë dhe qeverisjes së mirë në vendin më të varfër, anëtarë të Bashkimit Evropian.
Janë me mijëra ata që kanë protestuar thuajse çdo mbrëmje që nga fillimi i zemërimit të tyre, më 10 korrik, dhe të gjithë thonë se nuk do të ndalen.
Top Channel