Pas tejkalimit dy herë me sukses të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), Zelanda e Re është gatshme për zgjedhjet e përgjithshme të shtunën.

Fillimisht të planifikuara për në 19 shtator të këtij viti, zgjedhjet e përgjithshme për legjislaturën e 53-të të Zelandës së Re u shtynë deri më 17 tetor për shkak të pandemisë.

Rreth 3,7 milionë votues do të zgjedhin për një mandat trevjeçar, 72 ligjvënës nga gjithsej 120 deputetë. Pjesa tjetër e 48 ligjvënësve do të zgjidhen përmes listave të mbyllura të partive.

Nga 72 ligjvënës, 65 do të zgjidhen nga elektorati i përgjithshëm, ndërsa shtatë vijnë nga elektorati Maori (populli indigjen i Zelandës së Re).

Në vendin me gati pesë milion banorë, çdo shtetas i moshës 18 vjeç e më lart ka të drejtë të votojë.

Banorët e Zelandës së Re po ashtu do të votojë për dy referendume në të njëjtën votim, një mbi konsumin personal të kanabisit dhe një mbi eutanazinë.

Pandemia po ashtu bëri ndryshime në procesin e votimit për të shmangur përhapjen e infeksionit.

Vendi që nga shpërthimi i pandemisë ka raportuar 1.880 raste të koronavirusit, përfshirë 25 vdekje. Autoritetet u desh të ri-imponojnë, herën e dytë, një bllokim për të ndaluar përhapjen e virusit.

Për të shmangur turmat dhe radhët, Zelanda e Re hapi votimin paraprak që nga 3 tetori.

Gati 1,5 milionë persona kanë hedhur tashmë votat e tyre paraprake të cilat do të përfundojnë të shtunën në mbrëmje.

Jacinda Ardern del favorite

Kryetarja e Partisë Laburiste dhe kryeministre në detyrë, Jacinda Ardern, është si favorite për t’u rikthyer në pushtet. Trajtimi i situatës me COVID-19 ka rritur shanset e saj për të mbajtur pozitën e lartë ekzekutive.

Përveç kësaj, trajtimi i saj mbi tragjedinë në Christchurch në marsit të vitit 2019 ka sjellë vlerësimin e saj në komunitetin mysliman. Në të shtënat terroriste, 51 myslimanë u vranë nga supremacisti i bardhë, Brenton Tarrant, i cili u dënua me burg të përjetshëm në gusht të këtij viti.

Judith Collins i Partisë Kombëtare të Zelandës së Re dhe Winston Peters i Partisë së Parë të Zelandës së Re janë dy pretendentë të tjerë për postin e kryeministrit./AA/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA