18/11 09:11
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca është takuar gjatë ditës së sotme me kryetarin e ri të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.
Në postimin e tij në “twitter”, Soreca shkruan se urova Celibashin për detyrën e re dhe se diskutuam për sfidat e rëndësishme më të cilat do të ballafaqohet KQZ-ja.
“ Urova sot Ilirjan Celibashin për emërimin si Komisioner i ri Shtetëror i Zgjedhjeve. Ne diskutuam për sfidat e rëndësishme që KQZ-ja do të ketë për implementimin e reformës zgjedhore të 5 qershorit, si dhe mënyrën sesi BE mund të sigurojë asistencë teknike për zgjedhjet e ardhshme në Prill”, shkruan Soreca në twitter.
Top Channel