Politikani shqiptar në Mal të Zi e thotë hapur: E lejova djalin të largohej, nuk kisha çfarë t’i ofroja…

16/10/2020 14:11

Kryetari i Lidhjes Demokratike Shqiptare në Mal të Zi, Nikollë Camaj, këtë mesditë ishte i ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live”.

Gjatë fjalës së tij ai tregoi raste konkrete diskriminimi që qytetarët e Malit të Zi bëjnë ndaj shqiptarëve atje, ku përmendi përplasjet për simbolet kombëtare dhe goditjen me gurë të Ambasadës Shqiptare.

Ndër të tjera, Camaj u shpreh se jetesa në Mal të Zi është shumë e vështirë, ndaj ai e ka lejuar të birin dhe bashkëshorten të largohen në drejtim të Amerikës.

“Djali im dhe nusja iku për Amerikë, nuk i thashë mos ik sepse nuk kam çfarë t’i ofroj këtu. Kur kam nisur politikën kam pasur të ardhura të qëndrueshme. Por në Mal të Zi, nuk kam çfarë t’u ofroj fëmijëve, nuk ka punë, biznese”, u shpreh Camaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA