Pas disa muajsh izolimi/ Mbretëresha del në publik pa maskë

16/10/2020 11:29

Ka shkaktuar polemika të shumta dalja e parë zyrtare e Mbretëreshës Elisabeta, pas 6 muajsh izolimi për shkak të pandemisë.

Polemika këto që lidhen me mos mbajtjen e maskën nga ana e sovranes, megjithëse u respektua distanca e sigurisë dhe përveç kësaj të gjithë të pranishmëve iu bë testi i tamponit. Mbretëresha e shoqëruar nga princi William, arriti në parkun shkencor të Port Down, pranë Salisbury, për inagurimin e Qendrës Analitike të Energjisë (Energetics Analysis Centre),  me avionin e saj privat, ndërkohë që William mbërriti me makinë. Por që të dy si mbretëresha ashtu dhe i nipi William ishin pa maska.

Të dy ata u cilësuan si “shembuj shumë të këqinj”, duke pasur parasysh faktin që tashmë  Britania ka hyrë sërish në gjendjen e emergjencës.

Rrjetet sociale si Twitter dhe gjithë shtypi britanik, veçanërisht e përditshmja ‘Daily Mail’, e masakruan  këtë veprim të krerëve të monarkisë, duke bërë krahasime me monarkët e tjerë nëpër botë, të cilët sipas shtypit janë treguar shumë më të përgjegjshëm sesa mbretëresha e Anglisë. Madje kanë shkuar deri aty sa kanë thënë se kjo nuk ishte një zgjidhje inteligjente e Mbreterëshes. “Familja mbretërore humbi një rast vërtet shumë të rëndësishëm, për t’i dhënë mesazhin gjithë vendit, që kjo është një kohë emergjence” ka shkruar autorja e librit biografik mbi Harry dhe Megan, Omid  Scobie.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA