Luftimet në Nagorno-Karabak, Irani paralajmëron Armeninë e Azerbajxhanin: Nëse do të ketë përsëritje të zjarrit…

16/10/2020 17:07

Ministria e Jashtme iraniane ka bërë një paralajmërim të ri për Armeninë dhe Azerbajxhanin, meqë si pasojë e konfliktit mes këtyre dy vendeve për rajonin e Nagorno-Karabakut, një person është raportuar të jetë plagosur në anën iraniane të kufirit.

“Nëse do të ketë përsëritje të zjarrit, Republika Islamike e Iranit nuk do të qëndrojë indiferente”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të këtij shteti, Said Khatibzadeh, pa dhënë më shumë detaje.

Dhjetë raketa kanë qëlluar dy fshatra në qarkun Koda Afarin në Provincën e Azerbajxhanit Lindor në Iran, duke shkatërruar një ndërtesë dhe duke plagosur një person, ka thënë agjencia iraniane e lajmeve, IRNA, duke cituar një person zyrtar.

Koda Afarin gjendet në kufi me territorin e kontrolluar nga autoritetet etnike të Armenisë në rajonin e Nagorno-Karabaukut, i cili njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit.

Më 1994, të dyja vendet kanë arritur armëpushim, për t’iu dhënë fundit luftimeve, të cilat kanë nisur pas shkatërrimit të ish-Bashkimit Sovjetik, shkruan Rel. Më 27 shtator të këtij viti, luftimet mes forcave armene dhe atyre azerbajxhanase kanë rinisur, pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për armëpushim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA