Hetuesit në Francë kanë lëshuar një akuzë të katërt kundër ish presidentit Nicolas Sarkozy, që supozohet se ka marrë para nga Libia për të financuar fushatën e tij presidenciale në 2007.
Ai akuzohet për anëtarësi në një konspiracion kriminal. Akuza mund të cojë tani në një proces gjyqësor. Pas katër ditësh marrje në pyetje, sarkozo mohoi akuzat.
Ai po ashtu është marrë në pyetje edhe vitin e shkuar. Në 2018 ai u akuzua për korrupsion, financim të paligjshëm të fushatës dhe përfitim nga fondet publike. Në janar, hetuesit vendosën edhe ndihmësin e sarkozisë, Thierry Gaubert, nën hetim zyrtar.
Prokurorët dyshojnë se Sarkozi dhe disa bashkëpunëtorë, kanë marrë miliona euro nga regjimi i kolonelit të ndjerë Muammar Gaddafi për të ndihmuar fushatën e tij zgjedhore.
Sarkozy shërbeu si president nga 2007 deri në 2012. “Pafajësia ime është edhe një herë tjetër e goditur nga një vendim që nuk bazohet në asnjë provë për cfarëdo financimi të paligjshëm”, shkroi ai në facebook.
Top Channel