Greqia vendos pajisje shurdhuese kundër refugjatëve në kufi

16/10/2020 19:40

Sipas raportimeve në shtyp, Athina zyrtare ka instaluar dy pajisje të reja portative që lëshojnë valë të fuqishme zanore, në zonën kufitare të lumit Evros (Marica) për t’u përdorur kundër fluksit të imigrantëve nga Turqia

Dy pajisje akustike me rreze të gjatë të njohura ndryshe si LRAD, prodhojnë shpërthim zanor dhe kanë fuqinë për t’i bërë njerëzit të shurdhër.

Të përdorura si në zona civile gjatë protestave apo dhe ushtarake në botë, sistemet LRAD, kur përdoren tek njerëzit, mund të shkaktojnë disorientim, shurdhim, dhimbje të padurueshme dhe probleme shëndetësore me pasoja të panjohura. Perdorimi i tyre eshte i ndaluar ne shume vende te botes.

Siç raportohet, në kuadër të vendimeve të Greqisë për forcimin e njësive kufitare, katër drone ajrorë pa pilot, 15 kamera termike, pesë barka dhe dhjetë automjete të blinduara patrullimi gjithashtu janë përfshirë në sistemin e mbikëqyrjes kufitare.

Nga ana tjetër, raportohet se ndërtimi i murit të ri me tela në kufirin turko-grek, i cili u njoftua se do të ndërtohej në rajonin e lumit Marica kundër imigracionit të paligjshëm, ka filluar në rajonin Feres. (Anadolu)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA