“Presidenti përdor gjuhë urrejtje”, Spiropali-Metës: Kam ikur me bursë të plotë, jo me paratë e babait në Londër

15/10/2020 12:43
Elisa Spiropali

Ministrja Elisa Spiropali në seancën e sotme të kuvendin e sotëm ka folur për gjuhën e urrejtjes të përdorur nga presidenti Ilir Meta, pas komenteve të shumta të nisura pas fjalës së kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e PS-së.

Ajo ka theksuar se s’duhet të përdoret gjuhë seksiste apo urrejtje ndaj personave apo institucioneve.

“Vetë presidenti i Republikës përdor gjuhë urrejtje, nuk është puna pr mua personalisht, mua s’më intimidon dot, unë do të vazhdoj punën time, por nuk duhet të përdoret gjuha seksiste, urrejtje ndaj institucioneve, personave, jo vetëm gjuha e Ilir Metës por edhe e zëdhënësve zyrtarë të tij. Në ‘99 jam larguar nga Shqipëria kur personi në fjalë vidhte votat në PS për të zhvatur Shqipërinë, Kam ikur me bursë të plotë jo me paratë e babait në Londër, diferenca është shumë e madhe. Nuk mundet një president të thyejë çdo konventë çdo kod çdo ligj. Ata e kanë nga dëshpërimi, luftojmë e do të luftojmë për reformën në drejtësi që qytetarët të mos nëpërkëmben, do të luftojmë me ata që nëpërkëmbin figurat historike. Ka gra këtu gra ministre që kanë punuar jo duke bërë zhurmë por punë. Do ta merrni përgjigjen më 25 prill se kush do të triumfojë”, tha Spiropali.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA