Murrizi në parlament: Në 3D Shqipëria është parajsë, kur shkel me këmbë gërmadhë

15/10/2020 11:49
Myslim Murrizi

Deputeti Myslim Murrizi në seancën e sotme të parlamentit i ka bërë thirrje qeverisë që të ulen me këmbë në tokë dhe të heqin litarin që kanë në fyt.

Sipas tij me projektet e qeverisë në 3D Shqipëria është parajsë, por në të vërtetë është krejt e kundërta, është gërmadhë.

“Ky thotë takova presidentin e Azerbajxhanit për naftëtarët, por Ballshi është qytet brenda Shqipërisë. Çfarë kërkojnë ata atje,  të punojnë. Sot kanë dalë burrat kanë hyrë gratë. Kjo pezullon pagat e 800 familjeve fatkeqe për bukën e gojës. Shoh që e keni filluar fushatën me të njëjtin avaz mashtrimi si në 2013-ën. Shitjani vetes si sukses se shqiptarët nuk hanë mashtrimet e këtij lloji, ende pa nisur të filloni e shfaqni si sukses në ERTV, babloku tv. Me 3D e keni bërë Shqipërinë parajsë por po t’i shkelësh ato 3D me këmbë duket që është gërmadhë. Ju ftoj të zbrisni me këmbë në tokë, kush të mundet ta heqë litarin në fyt. Prej kohësh qeveria nuk komandohet me vullnet politik”, tha Murrizi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA