“Larg pusetës dixhitale të Saliut”, Rama: Kam komunikim të vazhdueshëm me Merkelin

15/10/2020 16:03
Edi Rama dhe Taulant Balla në Selinë e PS

Kryeministri Edi Rama theksoi gjatë takimit të ditës së sotme me gazetarët se  është në komunikim të vazhdueshëm me kancelaren gjermane Angela Merkel në telefon dhe online.

Ai tha se zërat që kancelarja nuk pranoi takimin me të herën e kaluara dalin nga puseta dixhitale e Berishës.

 “Ju kam thënë rrini larg pusetës dixhitale të Saliut por ju nuk më dëgjoni, aty ka shumë lëndë helmuese dhe ushtarake. Me kancelaren jam takuar siç takohesh këtë periudhë përmes kompjuterit, kemi qenë rreth një orë bashkë dhe kemi diskutuar për të gjitha ato që mund të diskutoni dhe se kuptoj pse të shkoj në Gjemani nesër dhe të takoj sërish kancelaren, me të jam në kontakt të vazhdueshëm dhe jo gjithmonë bëhen publike pasi është pjesë e punës”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA