Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të bëhet sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, por statuti i tij do të jetë pjesë e dialogut për marrëveshjen finale Kosovë- Serbi.

Kështu tha përfaqësuesi i BE-së për dialog, Miroslav Lajcak pas përfundimit të vizitës tri ditore në Kosovë.
Lajcak konfirmoi edhe deklaratën e Kryeministrit, Avdullah Hoti se nuk do të ketë implementim të asociacionit pa përfundim të marrëveshjes.

“Kur disa politikanë thonë se rasti është mbyllur i bie që nuk duan ta rihapin tekstin, dhe ne nuk duam ta rihapim atë por ta implementojmë atë që është nënshkruar. Marrëveshja për asociacionin është arritur në Bruksel me 2013 dhe 2015. Ju keni opinionin e Gjykatës Kushtetuese që ka thënë se duhet të implementohet në pajtueshmëri me Kushtetutën. Hapi i radhës do të jetë diskutimi i statutit dhe kjo është çka presim. Asociacioni është pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse, dhe pas arritjes së saj do të implementohet, por detajet duhet të dakordohen si pjesë e negocimit të marrëveshjes sepse nuk duhet të kemi mungesë të qartësisë në asnjë prej çështjeve në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes”.

Megjithëkëtë Lajcak nuk konfirmoi edhe nëse kjo marrëveshje do të mund të sjell njohje reciproke, dhe sërish nuk hodhi poshtë mundësinë e mos arritjes së saj si pasojë e mungesës së vullnetit nga shtetet për kompromise.

“Nëse nuk ka vullnet për marrëveshje nuk do të ketë marrëveshje. Nuk do të ketë normalizim të marrëdhënieve pa Asociacion. Kosova e ka nënshkruar, Kuvendi e ka ratifikuar dhe është parim kyç të implementohet çdo gjë që është shkruar. Implementimi do të vie me marrëveshjen, kompromisi është parim i mirë i njohur në çdo negocim. Nëse dua të marrë diçka dua të japë diçka. Ne takohemi për kompromis për të marrë diçka. Janë negociata të vështira e dy palët duhet të jenë të gatshme të bëjnë pjesën e tyre e të japin e të marrin atë çfarë duan”.

Në fund ai ka shtuar se pas Prishtinës do të udhëtojë për në Beograd, ku do të takohet me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, dhe se së shpejti i mirëpret të dy delegacionet në Bruksel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA