Deputeti i opozitës në Kuvend, Ralf Gjoni ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë, por edhe ndaj presidentit Ilir Meta.
Duke komentuar përplasjen e fundit mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Meta, ai u ka bërë thirrje që të dorëhiqen nga politika dhe të lënë hapësirë që Shqipëria të shkojë në zgjedhje me një qeveri teknike.
“Ajo që më shqetëson është që Edi Rama nuk ka asnjë plan për të menaxhuar krizën e COVID-it, krizën shëndetësore, për t’i bërë ballë krizën sociale që po vjen në 2021. Nuk jam dakord me Hysenin që thotë se maska duhej mbajtur. Rama merr vendime pa konsultuar me asnjë ekip mjekësor. Ky është i paparë ndërron mendje me hënë. Duhet të kuptoni se çfarë situate do të përballeni. Ai di të pikturojë fabula imagjinare më mirë se Ilir Meta dhe Sali Berisha i cili ka ditëlindjen. Rama e di shumë mirë aftësinë e tij të piktorit. Në momentet që shteti i ka arkat bosh dhe populli është në gjendje të keq Rama hap sherr me Ilir Metën. Kam dy fjalë, Edi dhe Ilir na lodhët. Ka ardhur koha që të largoheni nga politika. Meta duhet dorëhiqet nga Presidenti. Rama të dorëhiqet përpara zgjedhjeve dhe të lërë që vendi të shkojë në qeveri teknike. Ministre bëni mirë që hiqni taksat për bizneset e vogla por nuk do ta mbuloni katrahurën që po përgatitet në kurriz të këtij vendi” – tha Gjoni.
Top Channel