Efektet e Covid-19, të ardhurat në buxhet tkurren me 290 mln euro

15/10/2020 18:36

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka bërë një publikuar një përformancë paraprake të treguesve fiskalë për 9 mujorin e të të ardhurave dhe shpenzimeve.

Sipas Ministrisë të ardhurat totale për 9-mujorin e vitit 2020 u realizuan në masën 99 % të planit të 9-mujorit, rishikuar me Aktin e fundit Normativ të Buxhetit. Të ardhurat totale për 9-mujorin e vitit 2020 u realizuan në masën 307.83 miliardë lekë ose 99 % të planit të 9-mujorit. Krahasuar me një vit më parë të adhurat kanë pasur një tkurrje nga efektet e pandemisë prej 35.7 miliard lekë.

Ndërsa shpenzimet e përgjithshme publike, për 9-mujorin e vitit 2020, u realizuan në masën 92% të planit të periudhës. Në shpenzimet e përgjithshme publike, përfshihet edhe Paketa Financiare Anti COVID-19, e parashikuar përmes dy akteve normative të Buxhetit të vitit 2020.

Shpenzimet e përgjithshme publike, për 9-mujorin e vitit 2020, arritën në 366.25 miliardë lekë me një realizim në masën 92.44% të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019 ky zë ka rezultuar 5.9 % më i lartë ose rreth 20.4 miliardë lekë më shumë, prej të cilave transfertat për paketat financiare në mbështetje të biznesit dhe individëve kanë qenë 12.8 miliardë Lekë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA