Deputetët dhe Presidenti, pa maska/ Politika e ka të vështirë të respektojë rregullat për mbrojtje

15/10/2020 15:06

Në rrugët e Tiranës sot qytetarët lëviznin duke mbajtur maskën. Por disa nga të zgjedhurit e tyre në Kuvend e shkelën të parën rregullin e ri. Disa prej tyre brenda dhe jashtë sallës të parlamentit,  nuk e respektuan vendimin për mbajtjen e maskave duke përcjellë shembullin më të keq të mundshëm.

Ky është deputeti rebel demokrati Halit Valteri i cili doli pa maskë nga ambientet e brendshme të kuvendit, duke qëndruar në hyrje të sallës së seancave plenare, pa maskë.  E vendosi maskën vetëm pasi mbaroi një bisedë të gjatë telefonike.

Edhe socialisti Ervin Bushati e pati të vështirë zbatimin e mbajtjes të maskës.

Ndërsa Lefter Maliqi, kishte zgjedhur ta mbante maskën si aksesor varur në dorë.

Ditën e parë të hyrjes në fuqi të mbajtjes së detyrueshme të maskës në çdo ambient kryeministri Edi Rama e komentoi me nota pozitive.

“Super reagim sot me maskat edhe në rrugë. rrofshi, rrofshi, rrofshi, ju dua shumë. Njësoj si ju, kur vura maskën sot sa dola u mërzita pak, po më mirë taksirati i maskës, se sa taksirati i mbylljes prapë në shtëpi me javë të tëra, prandaj faleminderit për mirëkuptimin dhe mbani maskën sapo dilni nga shtëpia”.

I pari i shtetit takoi sot një zyrtare të lartë amerikane, por e ftuara e tij në Presidencë ishte me maskë i pari i shtetit nuk e mbante.

Ballë përballë me gazetarët kreu PD Lulzim Basha gjatë të gjithë konferencës e mbajti maskën.

I veshur sportiv, kryebashkiaku  Erion Veliaj u  shfaq me maskë me gjithë staftin që e shoqëronte gjatë të gjithë vizitës në njësinë 8 në Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA