Basha kundër projektit të mbetjeve/ Rama: Klithje se përse po pastrohet Shqipëria

15/10/2020 15:18

Sot sërish kryetari i partisë demokratike kërkoi ndaljen e projekteve të investimit për impiantet e trajtimit të mbetjeve urbane, në Elbasan, Fier dhe Tiranë.

Ai akuzoi për korrupsion dhe kërkoi ndaljen. Ndërkohë që inceneratori i Elbasanit asgjëson mijëra ton të prodhuara nga banorët e disa bashkive, në Tiranë inceneratori është në ndërtim dhe në Fier përfundoi. Ndalimi i këtyre projekteve do risillte gjendjen me mbetjet urbane të disa viteve më parë. Kjo është fushat e sharrës sot.

Ndërsa kjo është fusha e mbetjeve të sharrës në vitin 2011 kur bashkinë e Tiranës e drejtonte vetë Lulzim Basha.
Kësaj pamje i është referuar edhe kryeministri Rama. Qeveria mbështet dhe ka vënë në zbatim projektin për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së mbetjeve urbane. Kryeministri sërish replikoi me kryetarin e PD.

“Po ç’është ajo sallë dasmash ku i bëke konferencat o Lulëzim?!Të ndoqa pak sot e u habita, qesharake shumë salla dhe ti si dhëndër i inatosur që klithje pse po pastrohet Shqipëria nga plehrat! Po si mund të jesh kaq nostalgjik për plehrat që i bëre mal në Tiranë e ndote dynjanë”!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA