“6 në 4 biznese nuk raportojnë fitim”, Murrizi-Bashës: Lejeni në hallin e vet atë

15/10/2020 12:01
Myslim Murrizi

Deputeti Myslim Murrizi në fjalën e tij gjatë seancës së parlamentit të ditës së sotme përmendi problemet që hasin bizneset dhe fermerët në vend, duke mos lënë pa prekur edhe gafën e kreut të PD-së Lulzim Basha.

Basha në konferencën e datës 13 tetor bëri një lapsus duke thënë “6 në 4 biznese nuk raportojnë fitim”, e cila solli shumë reagime, gjithashtu edhe nga kryeministri Edi Rama.

Murrizi iu drejtua qeverisë që Bashën ta lënë në hallin e vet dhe se shqiptarët të mos shpresojnë nga ai që bën gafa, por nga partia që është në pushtet.

“Fermerët nuk kanë marrë asnjë kokërr leku, bujqësia është i vetmi sektor prodhues, e lanë në harresë mes miliarda eurove. Lejeni në hallin e vet atë me ‘6 në 4 biznese nuk raportojnë fitim’, juve e dini mirë. Brace shkon e bën selfie me fermerët, ai shkon bën gafa. Shteti duhet të bëjë politika stimuluese, financoni fermat, nxirrni pra nga buxheti, pakësoni grykësitë 20 milionë euro në rrugë dhe çojini tek fermeri”, tha Murrizi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA