Kryeministri Edi Rama ka sulmuar opozitën për akuzat se gjatë qeverisjes së tij është rritur borxhi publik. Rama ka publikuar në profilin e tij në Facebook shifrat që tregojnë se borxhi publik është ulur.
Sipas shifrave të publikuara nga kryeministri, gjatë viteve 2014-2021 borxhi është në vlerat 46 miliardë lekë, ndërsa investimet publike ishin në vlerën 79 miliardë lekë, ndërsa gjatë qeverisjes së PD në vitet 2006-2013, borxhi ishte në vlerën 60 miliardë lekë dhe investimet ishin në vlerën 70 miliardë lekë.
Këto shifra të publikuara, Rama i shoqëron me shkrimin: Meqë dëgjoni llafe shumë për Borxhin Publik nga ata që e zhytën Shqipërinë në borxhe ndaj sipërmarrjes, shëndetësi, arsim e deri edhe ndaj personave me aftësi të kufizuar, të prekurve nga përmbytjet, e madje edhe bebeve të porsalindura që i lanë pa mikrobonusin 5 mijë Lekë, njësoj si rrugët e lëna rrugëve, me këtë krahasim fare të thjeshtë për ta kuptuar dallimin e madh mes tyre e nesh.
Postimi i plotë i Ramës:
Top Channel