Edi Rama dhe Lulzim Basha

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kreut të PD-së Lulzim Basha ditën e sotme duke i përmendur se prej 30 vitesh PD-ja ka në krye një mbeturinë të komunizmit e një rrëmujaxhi patologjik, duke nënkuptuar Sali Berishën.

Ai ka theksuar se ‘mesjeta’ e opozitës duke kalbur e djegur plehrat nuk do të rikthehet më.

“Lulëzim, unë e di që Partia Demokratike ka një marrëdhënie fiziologjike me kaosin urban dhe mbeturinat, jo vetëm sepse një mbeturinë të komunizmit dhe një rrëmujaxhi patologjik e ka lider prej 30 vjetësh, po edhe sepse kurdo e kudo ka qeverisur plehrat i ka pasur male krenare! Por do ti s’do ti, doni ju s’doni ju, Shqipëria e Rilindjes Urbane dhe e fushave sanitare të përpunimit teknologjik të mbetjeve nuk do të ndalet deri kur në asnjë cep të shtëpisë sonë të përbashkët të mos digjen e mos kalben plehra, sepse mesjeta juaj ka vdekur e s’kthehet më! Prandaj Lulëzim hiq dorë nga nostalgjia për mbeturinat që ke mbi krye e mbi supe dhe harroje se duke sharë,akuzuar,shpifur do ta kthesh Tiranën, Durrësin, Elbasanin, Fierin e Shqipërinë, në epokën e vargmaleve të turpshme me plehra në emër të popullit që mezi të pret në 25 prill!”, shkruan Rama në Twitter.

Ky reagim i kryeministri vjen pas akuzave të bëra nga Basha për pjesëmarrjen në tenderat abuzivë të inceneratorëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA