Ish-ushtari serb rrëfehet për masakrat ndaj shqiptarëve: Si u vranë 140 persona dhe ku përfunduan trupat e tyre

14/10/2020 08:58

Një dëshmitar serb ka treguar për masakrat e kryera ndaj shqiptarëve, ku i kanë vrarë, masakruar e pastaj i kanë varrosur nëpër lokacione të ndryshme në Kosovë dhe Serbi.

Dëshmitari serb ka treguar se ka qenë muaji maj kur ka parë një varrezë masive mes Izbicës dhe Kodërnicës (Skënderaj), ku ka parë se disa civilë dhe disa romë tek bënin nxjerrjen e kufomave të shqiptarëve dhe ngarkonin në një kamion të madh ushtarak të Serbisë.

Ai tha se aty kishte ardhur në ditën e tretë kur veç po përfundonin dhe po e rrafshonin terrenin, ato kufoma po i dërgonin drejt Mitrovicës.

“Më duket ka qenë maji, nuk më kujtohet saktësisht kanë kaluar shumë vite, e kam të shënuar në kartel përmes Deutsche Welle, duke shikuar televizorin mësuam për një varrezë masive në mes Izbicës dhe Kodërnicës, nga komanda u urdhëruam të shkojmë dhe ta gjejmë atë vend, kur erdhëm në atë vend takuam një grup civil, nuk ishin ushtarë, shumica ishin romë, ishte një traktor dhe mihës që nxirrte kufomat, pra hapësira Izbicë Kodërnicë, e kam saktë vendin të shënuar në kartelë, kufomat i ngarkonin në një kamionë të madh ushtarak, ne kemi arritur në ditën e tretë, dmth kur përfundonin dhe rrafshonin terrenin, I pyetëm çka po bëni?, thanë po i lëvizim, i tham ku? Na thanë drejt Mitrovicës, nuk qëndruam më shumë se 10 minuta”, tha dëshmitari serb, transmeton Gazeta Metro.

Ky dëshmitar vazhdon rrëfimin duke treguar se ka dëshmitarë të tjerë në lidhje me këto raste dhe që dijnë për varrezat masive, ai thotë se një pjesë e kufomave janë dërguar në shkritore për t’i zhdukur.

Ai tha se në një terren që kanë qenë, aty ishin vrarë rreth 140 shqiptarë.
“Ka dëshmitarë tjerë jo nga ky, por në një teren tjetër, në bazë të hulumtimeve tona të pakta, një pjesë e kufomave ka përfunduar në Smederev (Serbi) në shkritore, ashtu siç kanë shkrirë tanket dhe pajisjet ushtarake pas luftës. Nga ana e joserbëvë nuk ka dëshmi, problem më i madh është se pak njerëz kanë shënuar, nuk kemi pasur pajisje fotografike për të fotografuar, mund të flasim vetëm nga shënimet zyrtare që i kemi marrë, kemi qenë në atë terren deh as nuk kemi ditur se aty ka pasur varreza masive, bëhet fjale për diku për 140 njerëz që i kanë vrarë”, tha dëshmitari serb për RTV Dukagjini, të cilit ju është mbuluar fytyra dhe ju është ndryshuar zëri për arsye sigurie nga serbët.

Ky dëshmitar serb ka treguar se serbët lokal që ishin duke jetuar në Kosovë janë fajtor për atë që ju ka ndodhur kosovarëve në 90% të rasteve.
Ai thotë se ata kishin organizuar njësite të mbrojtjes territoriale, këto njësi përbëheshin nga serbë që jetonin në Kosovë.

“Sipas njohurive tona atje, policia atje, kryesisht e Kosovës e përbërë nga serbët kosovarë, madje edhe murët i kanë bartur për Serbi, pikërisht ata në 90% të rasteve janë fajtor për atë që kanë ndodhur edhe para luftës, ata kanë malltretuar popullatën shqiptare, pra policia, në anën tjetër po thua formacione paraushtarake, ato nuk kanë qenë formacione paraushtarake, ato kanë qenë njësite të mbrojtjes territoriale që përbëheshin nga banorët lokal, njerëz nga Kosova”, tha dëshmitari serb.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA