Meghan Markle, gjithmonë ka dashur të ishte personi më i rëndësishëm në botë, edhe para se të bëhej e njohur.
Sipas biografes mbretërore Lady Colin Cambell, ish- aktorja amerikane ka patur gjithmonë ambicie për të qenë në qendër të vëmendjes.
“Dukesha gjithmonë ka dashur te jetë njeriu më i famshëm në botë, dhe i kishte marrë masat që më përpara duke i dhënë drejtim stafit sipas objektivave të saj”, thotë Cambell. Që prej vitit të kaluar, dhe përpara shkëputjes se çiftit nga familja mbretërore, Meghani kishte marrë informatat mbi të gjitha përfitimet dhe gjerat që do t’i ndaloheshin, në momentin kur ata të largoheshin drejt Amerikës. Me kryesorja aty ishte “heqja dorë nga titujt mbretërorë” që u bë realitet në fillim të janarit.
Por tema, e cila është kthyer ne ceshtje dite sipas rrëfimit biografik ka të bëjë me mënyrën e të qenit popullor.
“Të jesh personi më i njohur në botë është një ambicie mjaft e madhe, e cila kërkon impenjim shumë të madh dhe që ka linjën e saj për t’a arritur si objektiv. Mendoj se nëse ti nuk arrin të besh përshtypje dhe krijon opinione të ndryshme për figurën tënde, atëherë je shumë larg këtij objektivi,” shprehet biografia e famshme, cila ngulmon se gjë ajo vete është bere kësisoj pjesë e mekanizmit që Meghan Markle po përdor për të qenë një nga personat më të rëndësishëm në botë.
Top Channel