“Korrupsioni është një problem i madh, një mal problemesh në Shqipëri. Ju keni ndoshta një nga punët më të vështira në Shqipëri. Por ju keni treguar vullnet. Dua të japim një duartrokitje për ministren Gjonaj dhe ekipin e saj”. Me këto fjalë iu drejtua ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Ky vlerësim i saj në drejtim të ministres u komentua dhe në studion e “Top Talk”, ku i ftuar ishte ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Pyetjes së drejtuesit Denis Dyrnjaja, i cili pyeti nëse duartrokitja e ambasadores i shkon qeverisë, ministres apo politikës së qeverisë në raport me atë që po bën për reformën në drejtësi, Manjani iu përgjigj me ironi.

Denis Dyrnjaja: Është një duartrokitje që i shkon qeverisë, ministres, apo politikës së qeverisë në raport me atë që po bën për reformën në drejtësi.

Ylli Manjani: Nga imazhi i fundit që kam parë në rrjetet sociale të ambasadores amerikane që bënte selfie në një restorant peshku, sot është një ngritje shumë e madhe në mënyrën e përshëndetjes. Thirreni atë në Top Channel, të drejtojë ndonjë emision apo show televiziv ditën e diel, se ka vend edhe për atë.

Denis Dyrnjaja: Përgjigje ironike, por iu shmange pak pyetjes.

Ylli Manjani: Jo nuk i shmangem pyetjes, mendoj që i thashë të gjitha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA