Prej 9 vitesh familja e Marteo Bejaj endet mes dëshpërimit dhe shpresës për të gjetur djalin e tyre. Jeta kishte përgatitur një surprizë të hidhur për prindrit, motrat, gjyshërit, miqtë e të afërmit e Marteos.
“Nuk e mendoja kurrë që 16 korriku i 2011 do të sillte në jetën tonë një mungesë dhe një zbrazëti kaq të madhe. Që ai do të ishte edhe takimi i fundit me vëllain tonë. Ishte ditë e shtunë, ajo ditë ishte sic do ditë tjetër. Ne kishim ritual që kush zgjohej i pari shkonte te krevati i tjetrit për të shpenzuar pak kohë bashkë para se të niste dita. Unë u zgjova dhe shkova te Mateo. Qëndruam rreth një orë ashtu shtrirë bashkë me njëri-tjetrin. Ishte cdo gjë si normalisht, ai nuk ndau asgjë të cuditëshme me mua. Pasi e kam analizuar kaq shumë pas kaq vitesh nuk vura re asgjë te vëllai im,” rrëfen Fabjola motra e Marteos.
“Dua të të drejtohem në emrin e një dashurie tjetër më të shtrenjtë, më të shenjtë. Kam pak kohë që jam bërë nënë, është mrekullia, dhurata më e shtrenjtë që zoti mund ti bëjë një femre. Vetëm nëna është e aftë të japi nga vetja cdo gjë për fëmijën e saj dhe në këmbim kërkon vetëm një përqafim. Vetëm që para syve të ketë fëmijën e saj. I shtrenjti jonë kthehu, bëje për mamin për babin të cilët kanë 10 vite që të presin. Kemi shumë nevojë për ty na mungon kaq shumë. Më lejo që të të prezantoj vazjës time dajon e saj”, apelon Fabjola Bejaj.
Një lutje për Marteon ka edhe nëna e tij. Për gjithë këto vite, ajo nuk i ka humbur shpresat se do të ritakohet me të birin.
“Vetëm një telefonatë dua që të më thotë jam mirë moj mama por jam në filan vend që të ma mbush mendjen. Ose ndonjë tjetër që di vendodhjen e Mateos i lutem i përgjërohem, nëse është prind më kupton shumë mirë. E kam djalë të vetëm dritën e syrit, sja kisha borxh asnjë njeriu. Vetëm të na thonë ku është nuk dua gjë tjetër. Nëse do ndihmë ta ndihmojë , cfarë dua unë tjetër nga Mateo. Sikur të më thotë një fjalë unë do bëhem me krahë do të fluturoj,”lutet nëna e Marteos.
Top Channel