Dosja e humbjes së Marteos, nga Korriku deri në Shtator 2011, ka qënë në policinë e Vlorës, më pas për tu intesifikuar kërkimet, kaloi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë me prokuror Ardjan Nezhën.
Sipas motrës së Marteos, dy vitet e para kaluan shumë shpejt, për shkak të ankthit dhe padurimit për të gjetur djalin e vogël. Sot, pasi kanë kaluar rreth 9 vjet, familjarët e shohin me dyshim angazhimin e prokurorit Ardian Nezha, nëse i ka kryer siç duhet hetimet në atë kohë.
Çështja më pas u refereua në Drejtorinë e përgjithshme të policisë. Sa herë që Fabjola shkonte aty, gjente gjithmonë një oficer të ri, i cili i kërkonte ti rrëfente ngjarjen nga fillimi.
“Takim pas takimi asgjë nuk kishte të re sepse ne na kërkohej vetëm të dëshmonim se si kishte ndodhur ngjarja. Nuk bëheshin kërkime , nuk gjendeshin prova por thjeshtë rrëfime, dëshmi që merreshin dhe kaq,”tregon Fabjola Bejaj.
Top Channel