Rama ‘thumbon’ opozitën : Sa shumë kanë harruar disa që flasin për rritje të krimit

13/10/2020 07:18

Opozita ka artikuluar shpesh qeverinë për mos luftimin e krimit të organizuar. Këtyre akuzave kryeministri Edi Rama ka vendosur ti përgjigjet me një status në profilin e tij në Facebook. Rama ka publikuar disa shifra krahasuese nga numri i vrasjeve në vitin 2012 dhe 2019.

Sipas shifrave të publikuara nga Rama, në vitin 2012 numri i vrasjeve ishte 126 ndërsa në vitin 2019 numri i vrasjeve ishte 58. Publikimin e këtyre shifrave Rama e shoqëroi me shkrimin: ‘Me këto shifra që tregojnë sa shumë kanë harruar disa që flasin për rritje të krimit (ndërkohë që nuk po vendos 2020-ën sepse shifra është ende më shumë domethënëse, po meqë viti s’ka mbaruar akoma).

Postimi i plotë i Ramës:

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA