Përplasje në OPEN/ Laert Vasili ‘zë ngushtë’ Robert Budinën, e detyron të pranojë lidhjen me PD gjatë protestës për Teatrin

13/10/2020 21:44

Regjisori Robert Budina është përplasur në  “Open” me aktorin Laert Vasili lidhur me betejën për teatrin Kombëtar.

Vasili akuzoi Budinën, që ishte edhe drejtues i Aleancës për Teatrin, se u përdor politikisht nga PD, për një kauzë që nisi si qytetare.

Si fakt, Vasili solli anëtarësimin e Budinës në Këshillin Kombëtar të PD, të cilin ky i fundit u detyrua ta pranojë.

Debati mes tyre:

Laert Vasili: E ke përballë, është anëtar i Këshillit Kombëtar të PD. Aty vinin çdo natë partitë opozitare dhe merreshin me qytetarët që dëshironin një zgjidhje për Teatrin. Kuaza u tradhtua për qëllime politike. Tradhtia ishte se ajo që filloi si kauzë qytetare u uzurpua. Ata që përbënin kryesinë e Aleancës së Teatrit sot janë deputetë.

Robert Budina: Ne e shembëm teatrin. Ne futem forcat RENEA

Laert Vasili: Jo. Ju e zaptuat teatrin

Eni Vasili: A ndiheni i përdorur politikisht

Robert Budina: Jo

Laert Vasili: Kur u zgjodhe në Këshillin Kombëtar të PD?

Robert Budina: Në 2018 jam regjistruar si anëtar i Këshillit Kombëtar të PD

Aktualisht Robert Budina është përzgjedhur si kandidat për deputet në listat e PD.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA